2008-07-30 16:56:16

Ipeshkvijtë afrikanë impenjohen në ungjillëzimin e kulturave të kontinentit, për t’iu përgjigjur sfidave të shekullarizimit.


(30.07.2008 RV)“Ungjillëzimi i kulturave dhe inkulturimi i Ungjillit në Afrikë, kërkojnë rishtas dëshmitarë të ri, profetë e shenjtorë”. Kështu shkruan, në një artikull, botuar në gazetën vatikanase ‘L’Osservatore Romano’, sekretari i Këshillit Papnor të Kulturës, atë Bernard Ardura, duke komentuar takimin e organizuar prej dikasterit papnor në Bagamojo të Tanzanisë, nga 23 deri më 26 korriku i kaluar, me temë “Perspektivat baritore për Ungjillëzimin e ri, në kontekstin e globalizimit dhe të pasojave të tij mbi kulturat afrikane”.
“Të ungjillëzosh kulturën e të inkulturosh Ungjillin, është mision sa i lashtë, aq edhe i ri”: kështu shkruan Papa në mesazhin, që u lexua në hapjen e takimit. Benedikti XVI i porositi ipeshkvijtë afrikanë, të mbledhur nga të katër anët e Kontinentit, të gjejnë mënyra të reja e të suksesshme për të paraqitur të vërtetën e pandryshueshme të Ungjillit e sidomos vlerat e gëzimit të jetës, të respektit për fëmijën që pritet të lindë, rolit të rëndësishëm të familjes, të bashkimit e të solidaritetit, karakteristike për kulturat afrikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.