2008-07-30 16:56:50

Filipine: vriten katër të krishterë në ishullin e Mindanaos.


(30.07.2008 RV)Ekzekutim tipikisht terrorist, ky që ndodhi dje në Mindanao, ishull me shumicë myslimane i arkipelagut të Filipineve. Një grup i armatosur ndaloi me dhunë pranë Malbangut, një autobus, në të cilin udhëtonin 15 vetë, të gjithë të krishterë. Terroristët i kapën udhëtarët, u vodhën gjithë ç’kishin me vete dhe, pasi liruan gratë, rrëmbyen pesë burra, katër nga të cilët i vranë menjëherë në mes të një pylli, ndërsa i pesti konsiderohet i humbur. Nuk dihet ende me siguri në se vrasja u krye për shkaqe fetare, në sa dyshohet se autorët mund të jenë fanatikë islamikë, sepse e kjo zonë është zemra e Frontit Islamik për Çlirim ‘Moro’, që ka kryer edhe krime të tjera të kësaj natyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.