2008-07-29 17:29:53

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Martën


(29.07.2008 RV)RealAudioMP3 Shën Marta ishte motra e Marisë dhe e Lazrit. Banonin të tre në Betani, një fshat pranë Jeruzalemit, mbrapa Malit të Ullinjve, pak kilometra nga Qyteti Shenjt.Duhet të ishin familje e kamur, me që qenë në gjendje t'i jepnin strehë e ushqim Jezusit me të Dymbëdhjetë Apostujt, kur këta ishin në kalim nga Galileja drejt Jeruzalemit e pastaj në ditët që i paraprinë kryqëzimit. Jezusi i donte fort Marinë, Martën e vëllanë e tyre, Lazrin, të cilin edhe e ngjalli së vdekuri" . Të gjitha këto i gjejmë të shkruara nga Shën Gjoni Ungjilltar.







All the contents on this site are copyrighted ©.