2008-07-29 17:30:03

Sonte në Kopshtet e Vatikanit, Rruzarja Shenjte dhe procesioni me qirinj ndezur për festën e Shën Martës.


(29.07.2008 RV)Festa e Shën Martës festohet në mënyrë të posaçme në Vatikan, ku sonte, sipas traditës së përvitshme, u kremtua procesioni me qirinj të ndezur nëpër rrugicat e Kopshteve të Vatikanit, ndër më të bukurit në botë, me pesë ndalesa, sipas pesë mistereve, duke nisur nga ikona e Zojës së Çestokovës, tek Zoja e Guadalupes, Zoja e Fatimës, Zoja e Lurdës, Zoja e Rojes e deri te Zoja e Mëshirës, pranë Kullës së Radio Vatikanit. Proçesioni do përfundoi me himnin marian: “Të falem Mbretëreshë, Nëna e mëshirës”.
Ikona e Zojës së mëshirës ndër Kopshtet e Vatikanit u vendos me dëshirën e Papës Gjon Pali II, që nisi ta nderonte Virgjërën Mari me këtë titull që kur ishte në Vilnius e që i kujtonte edhe përfundimin e enciklikës Veritatis Splendor.
Si në vitet e kaluara, përmes Radio Vatikanit në lutjen përfundimtare u lidhën motrat kundruese të klauzurës me besimtarët në procesin, simbol i bashkimit në një lutje të vetme të Marive të jetës kundruese me Martat e jetës aktive, ndërmjet të cilave shumë nga ato që i shërbejë nga afër Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.