2008-07-29 17:28:34

Kardinali Mëfi O’Konorr Konferencës së Lambetit: “Është vullneti i Krishtit të jemi një gjë e vetme!”.


(29.07.2008 RV)Kardinali Kormak Mëfi O’Konorr, primat i rreth 5 milionë katolikëve të Britanisë së Madhe, duke u folur ipeshkvijve anglikanë, të mbledhur në Konferencën e Lambetit, që do të përfundojë më 3 gusht, theksoi: “Kishën tonë nuk e kënaqin aspak tensionet, që ekzitojnë në bashkimin tuaj, lidhur me problemin e shugurimit të grave, të homoseksualëve e të martesave gay”.
Siç kujton agjensia SIR, në vitet ’80, kardinali ishte protagonist i dialogut ekumenik ndërmjet katolikëve e anglikanëve, që arriti një nga kulmet me vizitën e Gjon Palit II në Mbretërinë e Bashkuar, vizita e parë e një pape pas skizmës së Enrikut VIII. “Rruga drejt bashkimit, është rrugë e padiskutueshme – ka thënë O’Konorr - sepse është vullneti i Krishtit që të jemi një gjë e vetme, e edhe në se kërkon shumë kohë për t’u realizuar, duhet të jetë përherë objektivi ynë kryesor.
Papa i rikthehet gjithnjë këtij objektivi, duke e parë si zemër të gjithë punës së tij. Nuk jam pesimist - përfundon Primati – dialogu do të vijojë në një formë a në një tjetër, sepse nuk mund të mos e kërkojmë deri në fund, bashkimin, që e dëshiron vetë Krishti”.







All the contents on this site are copyrighted ©.