2008-07-28 17:45:38

U paraqit sot Fondacioni Gjon Pali II për sportin


(28.07.2008 RV)“Të kultivohet e të transmetohet mësimi i Papës Vojtila, duke zbatuar Magjisterin e Kishës në fushën e sportit”: ky është qëllimi i Fondacionit Gjon Pali II për sportin – paraqitur sot paradite në Sallën Markoni të emitentes sonë. Fondacioni do të bashkëpunojë me ‘Seksionin Kisha e Sporti’ të Këshillit Papnor për Shekullarët dhe me Zyrën e Baritorisë për Kohën e Lirë, Turizmin e Sportin”, pranë Konferencës ipeshkvnore italiane.
Kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, përmes një telegrami, vlerësoi lart nismën dhe i nxiti themeluesit ta shfrytëzojnë sportin për t’i edukuar njerëzit me vlera humane.







All the contents on this site are copyrighted ©.