2008-07-25 18:24:14

U përurua në Vatikan selia e Shërbimit të ri për sigurimin e shëndetit të punonjësve.


(25.07.2008 RV)U përurua, në Pallatin e Governatoratit, selia zyrtare e shërbimit të ri për sigurimin e shëndetit të punonjësve të Vatikanit. Ceremoninë dhe bekimin e zyrave e kryesoi kardinali Gjovani Lajolo, kryetar i Komisionit Papnor për Qytet-Shtetin e Vatikanit. Organizmi i ri ka një sërë detyrash, ndërmjet të cilave, kryesorja, mbrojtja e shëndetit të të gjithë atyre, që kryejnë detyra të ndryshme në Vatikan. Bëhet fjalë, prandaj, jo vetëm për punonjësit e brendshëm, por edhe personelin e jashtëm, që impenjohet në mjediset e Selisë së Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.