2008-07-24 16:59:55

Nënë Tereza sipas një sondazhi të Daily Telegraph


(24.07.2008 RV) RealAudioMP3 Në një sondazh të Daily Telegraph, kushtuar 90 personaliteteve më të njohura të botës së sotme, me rastin e 90-vjetorit të Nelson Mandelës, në krye të listës, një grua shqiptare!
Nuk është nevoja ta vrasësh mendjen, duke kujtuar emra grash të shquara shqiptare, që u bënë qytetare të botës. Deri më sot, kemi vetëm një, Nënë Terezën, e, lumni Zotit, disa burra, ndërmjet të cilëve, dy me emrin Gjergj!
Nënë Tereza, pra, ishte në krye të listës në sondazhin e gazetës angleze. Ndërsa do të ishte shumë më mirë të ishte në krye – apo në kokë, të shqiptarëve, sepse të ecësh në gjurmët e saj, do të thotë të jesh, si ajo, thellësisht shqiptar e njëkohësisht, qytetar i botës!
Shërbim i Rabije Ibrajt nga Prishtina:







All the contents on this site are copyrighted ©.