2008-07-22 17:14:15

Një Kishë e re për besimtarët e Berdicës, në kryedioqezën Shkodër-Pult.


(22.07.2008 RV)Berdica tani ka Kishën e vet të re, kushtuar me një kremtim thellësisht të përshpirtshëm, në praninë e një numri të madh klerikësh e besimtarësh. Kryesoi imzot Angjelo Masafra. Me këtë rast kishte ardhur edhe kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, që kreu këtu për disa vjet misionin e tij meshtarak, para se të emërohej kryeipeshkëv. Misionin e tij e vijojnë sivëllezërit salezianë, nën kujdesin shpirtëror të të cilëve janë besimtarët e Berdicës, tepër të njohur për besnikërinë e tyre të patundur ndaj Krishtit edhe në vitet e errëta, kur të besoje ishte krim. Nga Shkodra, Jolanda Baba:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.