Ndërmjet dhjetë pajtorëve të DBR-së 2008, është edhe e Lumja Nëna jonë Terezë.
(20.07.2008 RV)Sipas traditës së DBR-së, si pajtorë zyrtarë të kësaj dite,
u caktuan dhjetë shenjtorë, që me shembullin e tyre t’i frymëzojnë të rinjtë për të
ecur në rrugën e Shenjtërisë e sidomos, për të kuptuar sesi, për virtyt të Shpirtit
Shenjt, njerëz fare të thjeshtë e të zakonshëm, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Pajtorët
janë:
Zoja e Kryqit të Jugut, Ndihma e të krishterëve, shembull i përkryer
për të gjitha gratë, Pajtore e Kryedioezës së Sidneit. Titulli “Zoja e Kryqit të Jugut”
nënvizon devocionin që kanë për të katolikët e Australisë e të Oqeanisë.
I
Lumi Pier Gjorgjo Frasati (1901-1925) Bir i një familjeje diplomatësh, u bë
shërbëtor i njerëzve të mjerë e të sëmurë, që u çuditën pa masë, kur morën vesh prej
nga vinte, për të hyrë në mjerimin e tyre. Vdiq nga poliomieliti në moshën 24 vjeçare.
E
lumja Meri Mëklop (1842-1909) E Lumja Meri Mëklop, themeluese e famshme e Urdhërit
rregulltar të Motrave të Shën Jozefit, është e lumja e parë australiane, shpallur
nga Gjon Pali II gjatë shtegtimit të tij të dytë e të fundit, në Australi. Australianët
kanë shumë devocion për këtë figurë të bukur, jashtëzakonisht aktive në veprimtaritë
e bamirësisë, që u shqua për impenjimin në ndihmë të të varfërve e të shtypurve, në
gjirin e shoqërisë e të Kishës.
Shën Pjetër Shanel (1803-1841) Prift
misionar francez, i martirizuar në ishullin Valis Futuna. Trupi i tij, që u mbart
në Francë duke kaluar nëpër Zelandën e Re e Australi, u ekspozua për t’u nderuar nga
besimtarët për dy javë në Vila Maria të Sidneit.
I Lumi Pietro To Rot
(1912-1945) Laik i lindur në Papua Guinea e Re. Katekist i shkëlqyer, u torturua
dhe u mbyt nga urrejtja kundër Krishtit, në një kamp përqendrimi japonez.
E
Lumja Nënë Tereza e Kalkutës (1910-1997) Fytyra femërore e Kishës moderne katolike.
Në shërbim të të fundmëve të shoqërisë, e varfër ndërmjet të varfërve, Nënë Tereza
u bë shembull i dashurisë në veprim.
Shën Tereza e Krishtit Fëmijë (1873-1897) Rregulltare
karmelitane. Jetoi vetëm 24 vjet. Është dijetarja më e re e Kishës dhe Pajtore e Australisë,
që i fton të gjithë të kenë besim të plotë në Zotin e të bëjnë qoftë edhe një gjest
të vogël dashurie!
Shën Maria Goreti (1890-1902) E re italiane, e
cila për të mbrojtur pastërtinë nga kërcënimet e një të riu, mik i familjes, pranoi
më mirë të mbytej, sesa të njollosej prej tij. I kthyer, falë ndërmjetësimit të vashës,
vrasësi do të ishte e pranishëm në kremtimin e lumnimit të Marisë.
Shën
Faustina Kovalska (1920-2005) Lindur e rritur në Poloni, Faustina ndoqi rrugën
rregulltare që në moshë fare të re. Punoi në kuvend si kuzhiniere, kopshtare e portiere,
por kjo nuk e pengoi të shkruante ditarin e saj, titulluar “Mëshira Hyjnore në Shpirtin
tim”, veprën klasike e përshpirtërisë moderne.
Shërbëtori i Zotit, Gjon
Pali II (1920-2005) Vizitoi Australinë në vitin 1986 e 1995. Vijon të jetë
edhe sot burim frymëzimi për gjithë të rinjtë, që marrin pjesë në DBR-së, të cilët
e ndjejnë fort praninë e Papës shtegtar e kërkojnë ndërmjetësimin e tij në jetën e
tyre.