2008-07-19 12:51:54

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 16-të ‘A’


(19.7.2008 RV)Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të Meshës së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 16-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Tema kryesore që trajtojnë leximet biblike të kësaj së diele është ajo e enigmës së mbretërisë së Hyjit. Ungjilli i së dielës pohon se Zoti vazhdon të mbjell në zemër tonë grurin e mirë dhe na jep forcën për t’u kujdesur që këtij gruri të mirë të mos i zihet fryma nga egjra. Tri shëmbëlltyrat e ungjillit të kësaj së diele përmbajnë mesazhin e optimizimit e të shpresës e na fton të shikojmë e të përkujdesemi për frytet më tepër se sa për egjrën. Më tepër mbi Liturgjinë e Fjalës së Zotit të kësaj së diele mund të dëgjoni këtu...........RealAudioMP3 .







All the contents on this site are copyrighted ©.