2008-07-18 16:28:41

Pas Udhës së Kryqit, 165 koncerte për të gjitha shijet


(18.07.2008 RV)Punë të madhe kanë bërë organizatorët e DBR-së. Duke filluar që mbrëmë e duke vijuar edhe sot, pas përfundimt të Udhës së Kryqit, në skenat e Sidneit po jepen 165 koncerte, për të gjitha shijet. 500 mijë të rinjtë, që marrin pjesë në Ditën e tyre, mund të shijojnë muzikë moderne me frymëzim fetar e laik. Në këtë Festival rinor, u ngjitën në skenë grupet më të njohura, që nga prifti raper, Stan Fortuna, tek një kompleks i njohur, që propozoi ‘Mesinë’ e Hëndelit e tek grupi folkloristik indian Rexbënd.
Sonte në skenën e Barangarusë, të rinjtë ndoqën koncertin e këngëtarit të njohur kanadez, Matt Maher. Nuk mungoi as Orkestra Simfonike e Sidneit, për të rinjtë që shijojnë muzikën klasike, të cilët patën rastin të ndjekin, në Teatrin e Operas, ‘Missa Solemnis’ të Betoven.
Po ku numrohen dot një për një të 165 spektaklet? Do të na duhej të merreshim vetëm me ta, në sa janë thjeshtë një pjesë, e natyrisht jo më e rëndësishmja, e kësaj shfaqjeje vigane feje, shprese, optimizmi, që po i japin të rinjtë botës mbarë nga tribuna e DBR-së së Sidneit.

 







All the contents on this site are copyrighted ©.