2008-07-16 16:48:04

Të rinjtë e DBR-së e kaluan ditën e sotme me lutje e festa, në pritje të takimit të madh me Papën.


(16.07.2008 RV)Pasdite vijoi triditshi përgatitor për Mbrëmësoret me Papën. Të rinjtë, të organizuar në grupe, sipas gjuhëve, po ndjekin katekizmin e barinjve të tyre.
Për ta ka filluar edhe Festivali i Rinisë me veprimtari shumë të pasura kulturore, ndërmjet të cilave kujtojmë forumin me kardinalin Shonborn mbi krijimin edhe evolucionin, një tryezë e rrumbullaktë mbi seksualitetin me teologun Kristofor Vest dhe një diskutim mbi dialogun ndërfetar me nuncin apostolik në Egjipt, imzot Fitzgjerald, me myftinë Patel për islamikët dhe me rabinin Knol, për hebrenjtë.
Festivali përfshin 450 veprimtari, ndërmjet të cilave, ekspozita, koncerte muzikore e diskutime: më të ndjekurat, ato me temë mbi gruan, mbi objektivat e mijëvjeçarit, mbi trafikun e njerëzve dhe mbi Kodin da Vinçi.
E ndërsa afrohet gjithënjë më shumë takimi i madh i shumpritur, mbi shtyllat e Habë Brixh projektohen diapozitive me figurën e Benediktit XVI dhe me mesazhe, që i urojnë mirëseardhjen. Funksionon me ritëm të plotë makina organizative, që shpërndan ushqime e pije freskuese. Dje të rinjtë e DBR-së lexuan në celularët e tyre mesazhin që Papa i drejtoi secilit prej tyre: “Mik i ri, Zoti e populli i tij presin shumë nga ti, sepse ke në shpirt dhuratën më të lartë të Atit: Shpirtin e Jezusit! BXVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.