2008-07-16 16:47:49

Orët e fundit të Papës në Kënthëst Sente, treguar nga drejtori ynë, Atë Federiko Lombardi.


(16.07.2008 RV)Ja si i jetoi Ati i Shenjtë orët e fundit në Kënthëst, pranë Maleve Blu, sipas përshkrimit të drejtorit tonë Atë Federiko Lombardit, që e shoqëron Papën:

“Papës i sollën për t’i parë, kafshë tipike australiane. Natyrisht ishin kafshë të vogla, që mundi t’i shihte nga afër, t’i përkëdhelte, siç bëjnë me kënaqësi australianët me miqtë, për t’i familjarizuar me karakteristikat e veçanta të mjedisit të tyre. Ishte një piton, një klysh kanguri, një koala (lloj gjarpri), një papagal, një krokodil e edhe një iriq – të cilin Papa e përkëdheli simbolikisht, duke e ditur se iriqi të shpon, edhe kur e përkëdhel. Ndërsa duke parë gjarpërin dy metra të gjatë, që quhej Sebastian, Ati i Shenjtë vërejti “Po është vërtetë i madh!”. E kur e ftuan ta merrte në krahë, u përgjigj se ishte më i sigurtë në krahët e rojtarit të vet.
Një gjë tjetër me rëndësi e kësaj dite ishte përshëndetja e Papës me gjithë personelin e sigurimit, që shërbeu këto ditë në qendrën ku pushoi Ati i Shenjtë. Ishte edhe një polic i sëmurë, të cilin Papa e bekoi në mënyrë të veçantë. E pastaj u dha edhe një koncert i vogël, këtë herë jo nga profesionistë, por nga grupi i Opus Deit që kujdeset për qendrën.
Papa është më se i kënaqur e shpresoj se gjithçka do të vijojë edhe më mirë, kur të arrijmë në qendër të këtij shtegtimi australian”.







All the contents on this site are copyrighted ©.