2008-07-16 16:50:01

Kuriozitet? Papa: Koala është më i sigurtë në krahët e rojtarit të vet!


(16.07.2008 RV)“Është më i sigurtë në krahët e rojarit të vet”. Kështu i tha, me shaka, Papa, punonjësit të zooparkut, që i solli si dhuratë një gjarpër vigan, të cilin e mbante ndër krahë. Ngjarjen e tregon drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Atë Federiko Lombardi, i cili sqaron se sjellja e kafshëve në Kënthëst Sente nuk është kuriozitet, por një gjë shumë serioze. Përfaqësojnë faunën tipike, që gjindet vetëm në këto vise, e australianët janë shumë krenar për këtë. Ishte, pa një mënyrë, për t’i treguar Papës, vlerën e krijimit në këto treva vërtetë të bukura.
Atë Lombardi nënvizoi se Papa, shumë i kënaqur nga këto ditë pushimi, krejt mirë me shëndet, është gati për të filluar nesër takimet e mëdha të DBR-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.