2008-07-15 17:28:17

Sot Kisha katolike kujtoi Shën Bonaventurën, teolog i madh mistik françeskan.


(15.07.2008 RV)RealAudioMP3 Lindi më 1217 në Bagnoregio në provincën e Viterbos, u bë frat, epror i përgjithshëm i Urdhërit e pastaj kardinal e ipeshkëv i Albanos. Vdiq më 1274 gjatë Koncilit II të Lionit në Francë. Por mbi ç’ baza ngrihet teologjia e tij?

Përgjigje: - Bonaventura është teolog me shpirt thellësisht mistik. Për të gjithçka është në shërbim të thellimit të përvojës të jetës së fesë. Është shpirt françeskan. Mendon se Zoti është gjithçka për njeriun, njeriu vjen nga Zoti, duhet të kthehet tek Zoti e kthehet përmes ndërmjetësimit të Fjalës së mishëruar e të kryqëzuar. E ai, Bonaventura, e jeton thellësisht përvojën mistike si bashkim kundrues plot dashuri me Zotin, e mira më e Lartë, që e bën të jetojë qysh në tokë përvojën e bashkimit intim me Hyjin, e cila provohet vetëm në në Parriz.
Pyetje: - Shën Bonaventura ka thënë: nuk mjafton studimi - pa mrekullinë, s’mjafton shkenca - pa dashurinë e krishterë, e s’mjafton mençuria - pa përvujtërinë…

 
Përgjigje: - Shën Bonaventura është thellësisht i vetëdijshëm se i gjithë misteri i përvojës së krishterë është dhuratë që vjen nga Zoti, është dhuratë e Shpirtit Shenjt. Është, pra, i vetëdijshëm se nisma është e Zotit, gjithçka jemi, vjen nga Zotit, i cili pret që ne ta lemë vetën në duart e tij, në vullnetin e tij, të marrim pjesë në nismën hyjnore. Këtë na kujton sot në ditën e festës së tij!







All the contents on this site are copyrighted ©.