2008-07-15 19:32:08

Më 19 tetor shpallen shenjtër prindërit e shën Terezës Lisieux


(15.7.2008 RV)Prindërit e Shën Terezës së Jezusit Fëmijë, karmelitane e mistike, pajtore qiellore e Francës së bashku me Xhiovana d’Ark, do të shpallen të lumtur më 19 tetorin e ardhshëm në Lisieux, në Francë, qytet i lindjes së saj. Kështu shkruan sot agjencia e lajmeve SIR duke cituar kard. Xhozé Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës Papnore për Cështje të Shenjtorëve. Zelia e Louis Martin, prindërit e Shën Terezinës, do të shpallen të lumtur gjatë meshës që do të kremtohet në të njëjtën ditë në të cilën, më 1997, shenjtja e Lisieux u shpall Doktore e Kishës, e treta grua pas Terezë së Avilës dhe Katarinës së Sienës. Më 19 tetor do të kremtohet edhe Dita botërore e misioneve e po më 19 tetor bie edhe dita e shpalljes e Lume të Nënë Terezës Gonxhe Bojaxhiut, Misionarës së Dashurisë. Ishte 19 tetori i paharrueshëm i 2003-tës.







All the contents on this site are copyrighted ©.