DBR-së: Nga mesazhi i mirëseardhjes i kryeministrit të Australisë, Kevin Rud.
(15.07.2008 RV)Ja disa nga frazat më domethënëse të mesazhit, që kryeministri
i Australisë, Kevin Rud, u drejtoi mijëra të rinjve, të cilët me entuziazmin e tyre
rinor, kanë përmbytur të gjitha hapësirat e pamasa të Kontinentit jugor:“Australia
i uron mirëseardhjen rinisë së botës, mbledhur në Sidnei. Australia i uron mirëseardhjen
të rinjve të mbarë botës, mbledhur këtu për të kremtuar fenë, për të kremtuar vetë
jetën!”. “Ju, të rinj, jeni drita e një bote, në të cilën sot ka tepër errësirë!”. “Shpesh
në historinë e botës, kur të rinjtë shtegtojnë në mënyrë masive nga një vend në tjetrin,
e bëjnë këtë për arsye që lidhen me luftën: ndërsa ju erdhët këtu si shtegtarë të
paqes!”. “Ka nga ata që thonë se në Shekullin XXI nuk ka vend për fenë,
e unë u përgjigjem: gaboheni! Të tjerë thonë se feja është enigma e arsyes, e unë
vijoj të përsëris se gabojnë”.