2008-07-15 17:23:51

DBR-së: fillon triditshi i përgatitjes për takimin me Papën, që vijon pushimin në Kënthëst Sente.


(15.07.2008 RV)Tani do të fillojë triditshi i përgatitjes për Natën e Lutjes e për Meshën me Papën. Gjatë tri ditëve të rinjtë do të rrëfehen, do të adhurojnë Eukaristinë, do të luten pranë Kryqit të DBR-së e do të ndjekin katekizmin.
Veç këtyre, mbi tribunën e Barangaru, ku të enjten do të ngjitet Papa, dhe në pika të tjera të qytetit, filloi sonte Festivali i Rinisë, me 450 takime, ekspozita e diskutime rreth temës së zhvillimit të qëndrueshëm, seksualitetit, drejtësisë shoqërore e dialogut ndërmjet feve.Vijon, ndërkaq, periudha e pushimit të Papës në selinë e Kenthëst Sente, rreth pesëdhjetë kilometra larg qytetit. Edhe sot Papa kremtoi Meshën e mëngjesit, shëtiti ndërmjet pyjeve e dëgjoi një koncert të Grupit Simfonik të të rinjve të Sidneit.









All the contents on this site are copyrighted ©.