(14.07.2008 RV)Ndërkaq Sidnei vijon të gjallërohet nga të rinjtë, që tashmë
kanë arritur, ndërsa shtegtarët e fundit priten me këngë e valle në aeroportin ndërkombëtar
të metropolit, nga bashkëmoshatarët e famullive australiane. E papritur e këndshme
kjo, për ata që arrijnë të lodhur nga udhëtimi i gjatë me avion, në sa mbi ta është
përqendruar interesimi i mediave të mbarë botës. Kanë arritur, tashmë, edhe disa të
rinj irakianë, të cilët nuk e patën të lehtë të nisen nga vendi i tyre për një ngjarje
të tillë, që në Irak shqetëson shumkënd. E u pritën me brohoritje të paprera edhe
35 të rinj birmanë, të cilëve në fillim qeveria australiane u krijoi shumë vështirësi
për vizat.