2008-07-14 17:32:58

Kureshtje: besimtarët i dhurojnë Papës një mace të vogël për t’i bërë shoqëri.


(14.07.2008 RV)Ndërsa Papa vijon të kalojë tri ditët e pushimit në qendrën e studimit të Opus Dei-t, në Kenthëst Sente, jo larg nga Sidnei, besimtarët e zonës i dhuruan një mace të vogël, 11 muajshe, të quajtur Bukuroshe, për ta shoqëruar kur i bie pianos.Muzikant i talentuar, i pasionuar pas Moxartit, Papa pranoi vendosjen e një pianoje me bisht, që u akordua për këtë rast, në njërën nga dhomat e zbukuruara me panorama australiane. “Bukuroshja do ta ndihmojë Shenjtërinë e Tij ta ndjejë veten si në shtëpi të vet e të kujtojë macet e veta të dashura, që kanë mbetur në vetëm” – tha besimtarja Katerinë Lenon, e cila ia dhuroi macen, duke e ditur se dashuria e Papës për macet, edhe ato të rrugës, është legjendare.
Në shtëpinë australiane ku çlodhet, ka shumë blerim e shumë fusha lojrash sportive, por është i ndaluar televizori. Prandaj - sipas besimtarëve të zonës - Papa ndoshta do të ketë pakëz kohë të merret edhe me këtë dhuratë të çuditshme me katër këmbë.







All the contents on this site are copyrighted ©.