2008-07-14 17:31:33

Kardinali Bertone: “Prania e të rinjve në DBR-së i kalon parashikimet”.


(14.07.2008 RV)“Vijon vërshimi i të rinjve dhe nga viset për rreth Sidneit, nga Ishujt e Paqësorit e nga Zelanda e Re. Është hera e parë që këta të rinj marrin pjesë në një takim të tillë botëror. Gjë e re, e bukur!”. Me këto fjalë kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, u shpjegoi gazetarëve optimizmin e Selisë së Shenjtë për pjesëmarrjen masive të të rinjve të afërt e të largët, në Ditën e tyre Botërore, sidomos në takimin me Benediktin XVI gjatë natës së lutjes e Meshës së madhe të së dielës. Sipas statistikave të Komitetit organizator, numri i të rinjve të regjistruar është 225 mijë: 125 mijë australianë, të tjerët nga mbarë bota. Në organizimin e ngjarjes marrin pjesë 8 mijë vullnetarë. Janë të pranishëm 2 mijë meshtarë, 700 kardinaj e ipeshkvij. Gazetarët e akredituar e kalojnë shifrën 2 mijë, ndërsa shtegtarëve do t’u ofrohen 3 milionë e gjysëm dreka e darka.
“Koha është bukur. Shpresojmë se do të mbajë kështu deri të dielën – shton kardinali Bertone, duke vijuar të flasë me gazetarët në përfundim të Meshës Shenjte, kremtuar në katedralen e Sidneit. Papa – konfirmon Hirësia e Tij – tani po pushon e po përgatitet për takimin e madh me të rinjtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.