2008-07-12 18:33:28

Papa: Politikanët duhet të përballojnë sfidën ekologjike


(12.07.2008 RV)Politikanët dhe teknikët duhet të aftësohen për t’iu përgjigjur sfidës së madhe ekologjike e të jenë në lartësinë e kësaj sfide – kështu iu përgjigj Papa gjatë fluturimit drej Australisë, gazetarëve, të cilët e pyetën ç’mendon për rezultatet e mbledhjes së G-8-së së fundit mbi ndryshimet klimaterike dhe ekologjike.Tematika ekologjike – vijoi Papa – do të jetë shumë e pranishme në këtë DBR, sepse Shpirti Shenjt është Krijim e ne kemi përgjegjësi të madhe ndaj këtij Krijimi. Nuk pretendoj të ndërhyj në çështje teknike e politike – sqaroi Ati i Shenjtë – por Kisha duhet ta nxisë politikën, që t’i përgjigjet si duhet kësaj sfide të madhe. Duhet të rizbulojmë përgjegjësinë tonë, t’i rizgjojmë ndërgjegjet, të shikojmë kontekstin e madh e të kemi aftësinë etike për një stil të ri jete – shtoi Ati i Shenjtë – por përgjigjet duhet t’ i japin politika dhe specialistët.







All the contents on this site are copyrighted ©.