2008-07-11 18:59:16

Lind INA - Rrjeti Ndërkombëtar i Albanologjisë


(11.07.2008 RV)U përurua sot, me një ceremoni në Universitetin Humboldt të Berlinit, Rrjeti Ndërkombëtar i Albanologjisë (INA: International Network of Albanology). Në krye të tij është profesor Bardhyl Demiraj, i cili ka zëvendësuar në detyrë të paharrueshmin Martin Camaj. Më poshtë vijojnë qëllimet dhe shërbimet që ofron INA, marrë nga statuti i saj:
Qëllimi më i lartë i INA-s është përmirësimi i gjendjes dhe i cilësisë së studimeve
albanologjike. Në funksion të këtij qëllimi synohet:
• rritja e objektivitetit shkencor të studimeve albanologjike, në veçanti çlirimi i tyre
nga klishetë joshkencore patriotiste,
• sigurimi i qarkullimit efikas, të shpejtë, periodik, gjithëdepërtues dhe të plotë të
informacioneve shkencore albanologjike të mirëfillta, si dhe të atyreve me interes për
disiplinat albanologjike,
• mundësimi i një bashkëpunimi të vërtetë funksional dhe të vazhdueshëm
ndërdisiplinor me fushat simotra komunikuese balkanologjike, indoeuropianistike,
romanistike apo orientalistike; më konkretisht:
► fillimisht integrimi i vazhdueshëm dhe periodik i informacioneve albanologjike në
strukturat informative ekzistuese të disiplinave simotra, për të cilat, nga përfaqësues të tyre, është treguar interes i veçantë,
► vjelje mbi të njëjtët parametra të informacioneve të tyre,
► përzgjedhim i informacioneve me interes për albanologjinë dhe vënie e tyre në
dispozicion të INA-s,
► luajtja e rolit të koordinatorit të specializuar për realizimin e projekteve të
përbashkëta kërkimore-shkencore,
• koordinimi i plotë i energjive shkencore,
• përqendrimi i vëmendjes edhe tek integrimi i albanologëve të rinj premtues,
• përpjekje të orientuara dhe koordinuara saktë për rritjen e atraktivitetit dhe të
shkallës së njohjes së albanologjisë
• përmirësimi i situatës së studimeve albanologjike në nivel akademik në Gjermani e
më tej,
• projektimi, organizmi dhe vënia në jetë e nismave konkrete afatmesme dhe afatgjata
me objektiv përmirësimin e situatës së shkencave albanologjike,
• shfrytëzimi i gjerë dhe i plotë i mjeteve moderne teknike.
Shërbimet që ofron INA
• Rrjetëzon të gjithë albanologët dhe bën të mundur ose lehtëson komunikimin midis
tyre,
• Mbledh, përpunon, seleksionon dhe vë në qarkullim perodikisht dhe për të gjithë të
interesuarit informacione me interes albanologjik, kryesisht në formë qarkoresh
elektronike periodike,
• Vë në dispozicion të çdo anëtari të INA-s mbi bazë parametrash të standardizuar një
hapësirë viruale të personalizuar, e cila përmban të dhënat më të thelbësore biografike,
lista të plota të publikimeve, afishimi i këtyre – sipas dëshirës – edhe në formën virtuale, etj.,
• Vë në dispozicion të të gjithë të interesuarve informacionet të plota shkencore të
standardizuara të insitucioneve e të strukturave kërkimore-shkencore albanologjike, si dhe të atyre simotra më të rëndësishme bashkëoperuese,
• Lehtëson dhe bën më praktik përdorimin elektronik të dokumenteve dhe botimeve të rralla e të herëshme albanologjike, të cilët gjithmonë e më tepër po riprodhohen në
mënyrë të digjitalizuar,
• ofron mundësinë e publikimit online në portalin INA të punimeve të botuara apo jo të
albanologëve të tjerë,
• me anë të hapësirës kuvendi abanologjik të krijuar në portal do të stimulohet
diskutimi dhe shkëmbimi shkencor në formë diskutimi të hapur për tema të ndryshme
specifike detyrimisht shkencore të mirëfillta. Në forum kanë të drejtë të marrin pjesë
vetëm albanologët e regjistruar në listë. Postimet fillimisht kontrollohen nga moderatori dhe në bazë kriteresh të qarta publikohen në faqe. Sipas dëshirës së pjesëmarrësve në diskutim, ndërhyrja mund të publikohet në portal edhe për lexim të hapur prej joanëtarëve të INA-s. Kuvendi albanologjik mund të shërbejë për shkëmbim ndihme midis pjesëmarrësve në rrjet. Por në këtë hapësirë dashamirës dhe amatorë të studimeve albanologjike mund t’u drejtohen me pyetje të veçanta edhe specialistëve, pra anëtarëve të rrjetit, përgjigjet e të cilëve do të jenë publike,
• me anë të hapësirës bibliografike të krijuar në portal ofrohet, nga njëra anë
asistencë dhe ndihmë konkrete për punën kërkimore bibliografike elektronike, kryesisht në bazë të një sasie të konsiderueshme linqesh bibliotekare të përzgjedhur, dhe, nga ana tjetër ofrohen lista bibliografike të pasura mbi tema të caktuara kërkimore-shkencore albanologjike, të përpiluara në bashkëpunim nga specialistët më të përgatitur për temat e sipërpërmendura,
• me anë të qarkores periodike (mujore) elektronike (neësletter), e cila u shpërndahet
anëtarëve, sigurohet një shpërndarje e njëtrajtshme dhe intensive e informacionit. Çdo anëtar mund të kontribuojë në pasurimin e tyre – nëpërmjet instancës moderuese të INA-s – me informacione të nevojshme,
• Organizon, përgatit dhe boton – në bashkëpunim të ngushtë me strukturat akademike albanologjike më aktive – periodikun e përvitshëm shkencor ndërkombëtar Journal of the International Netëork of Albanology (JINA), i cili bazohet katërcipërisht mbi parimin themelor të cilësisë,
• Përgatit, organizon, drejton dhe mbledh (fillimisht në Berlin) – në bashkëpunim të
ngushtë me strukturat akademike albanologjike më aktive, si dhe me financues të
ndryshëm – kongresin ndërkombëtar dyvjeçar IN-Albanology, i cili bazohet katërcipërisht mbi parimin themelor të cilësisë dhe punon gradualisht për vënien në jetë të qëllimeve të sipërpërmendura.







All the contents on this site are copyrighted ©.