2008-07-10 18:56:29

Në shtetin indian të Orisës, një sulm i ri kundër të krishterëve nga ana e grupeve nacionaliste hindu.


(10.07.2008 RV)Sulm i ri kundër të krishterëve në Orisa, shtet i Indisë lindore, ku jetojnë rreth një milion të krishterë, nga ana e grupit radikal hinduist Sang Parivar, që udhëhiqet nga një guru vendas. Lajmin e jep, në AziaNjuz, ipeshkvi i Kutak-Bubaneshvarit, imzot Rafael Kenat, i cili shprehet kështu: “Forcat fanatike të Hindutva duan t’i zhdukin të krishterët nga Orisa e, posaçërisht, nga zona e Kandamalit. Ajo që i tërbon më shumë, është puna që po bën Kisha katolike për zhvillimin e gjithanshëm në Dalit e në gjirin e fiseve të ndryshme vendase. Gjatë plaçkitjes, dy ditë më parë, u shkatërruan selia dhe kisha e jezuitëve, ku u thye shtatorja e Zojës së Bekuar. U dëmtua rëndë edhe një jetimore protestante. Aktualisht gjithë zona është e izoluar e popullsia, në panik. Ky sulm pason atë të gjashtë muajve më parë, kur grupet nacionaliste hindu rrethuan zonën, për të penguar kremtimet e parashikuara nga të krishterët për Krishtlindje. Sulmet patën si pasojë vdekjen e tre vetëve e plagosjen e dhjetra të tjerëve; 13 kisha të djegura; dy shtëpi famullitare të shkatërruara, një jetimore të krishterë bërë rrafsh me tokën. Që prej dhjetë vjetësh fanatikët hinduistë vijojnë t’i perskutojnë të krishterët, me synimin që t’i friksojnë aq, sa të largohen nga vendi.







All the contents on this site are copyrighted ©.