2008-07-09 18:24:06

Përfundoi në Japoni mbledhja e G8-ës. Impenjime të rëndësishme, po të mos mbeten në letër.


(09.07.2008 RV)RealAudioMP3 Ndihma për Afrikën, reduktimi i emetimeve të gazeve serë, alarmi për rritjen e çmimit të naftës, por edhe kriza ushqimore e mbështetja për vendet në zhvillim. Janë të shumta temat e diskutuara në mbledhjen e G8-ës, që përfundoi sot në Tojako të Japonisë. Por, për çfarë do të kujtohet ky samit në vitet e ardhshme? Përgjigjet Françesko Sishi, korrespondent i gazetës italiane “La Stampa” në Azi:
Besoj se natyrisht, ka dy-tri çështje që do të mbahen mend. Ndihmat për Afrikën dhe ndihmat ushqimore janë çështje afatshkurtra. Reduktimi i gazeve serë, apo premtimi për këtë, është një çështje afatgjatë, ndërsa një tjetër me afat të mesëm do të jetë me siguri dalja mbi ujë e Kinës prepotente, si anëtare e nëntë in pectore e këtij grupi të mëdhenjsh.
Premtimet, sipas jush, do të mbahen, apo do të mbeten në letër?
Mendoj se në çështjet afatshkurtra, si ndihmat ushqimore, do të ketë ndonjë aksion, pasi kjo është e nevojshme për të lehtësuar ndikimin e inflacionit botëror. Përsa u përket temave afatgjata, si reduktimi i gazeve serë brenda 2050-ës, dyshoj, sepse detajet janë krejt të papërcaktuara dhe objektivi është kaq i largët, saqë shumë gjëra mund të ndodhin.
Që në mbledhjen e vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Itali, e cila mori presidencën e turnit të G8-ës, një nga temat më interesante do të jetë Azia qendrore. Pas Lindjes së Mesme, ajo është rezerva më e madhe e energjisë në botë, sidomos përsa i përket gazit.







All the contents on this site are copyrighted ©.