2008-07-09 17:45:21

Dialogu ndërmjet të krishterëve, hebrenjve e myslimanëve për paqen e drejtësinë në Lindjen e Mesme, në audiencën e Papës me mbretin e Bahrejnit.


(09.07.2008 RV)RealAudioMP3 Rëndësia e dialogut ndërmjet feve të mëdha monoteiste për paqen në Lindjen e Mesme e në mbarë botën, ishte tema kryesore në audiencën e Papës Benedikti XVI me mbretin e Bahrejnit, shehun Hamad Bin Isa Al-Khalifa, i cili u prit sot paradite në Pallatin Apostolik të Kastel Gandolfos. Gjatë bisedimeve të përzemërta – shpjegon një notë e Selisë së Shenjtë – autoritetet e Vatikanit e falënderuan mbretin për strehimin e një numri të madh emigrantësh të krishterë. U ripohua edhe impenjimi i përbashkët në favor të dialogut ndërkulturor e ndërfetar, si dhe vlera e bashkëpunimit ndërmjet të krishterëve, myslimanëve e hebrenjve për mbrojtjen e paqes, të drejtësisë e të vlerave shpirtërore në Lindjen e Mesme e në mbarë botën. Mbreti i Bahrejnit – përfundon komunikata – e ftoi Papën të vizitojë vendin e tij.
Pas takimit me Benediktin XVI, sovrani i Bahrejnit u prit edhe nga sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij për marrëdhëniet me shtetet, kryeipeshkvi Dominik Mamberti.







All the contents on this site are copyrighted ©.