2008-07-08 18:32:22

Sot, festa e Shenjtorëve Aquila e Prishila, bashkëshortë martirë


(08.07.2008 RV)Sot Kisha përkujtoi Shën Akuilën e Shën Prishilën, dishepuj shumë të dashur të Shën Palit, i cili i kujton me emër në Letrat e tij. Akuila ishte hebre i ardhur së bashku me të shoqen, Prishilën, nga Azia e Vogël në Romë, ku kishte hapur një punishte për regjien e lëkurave. Nuk dihet me siguri as data e lindjes, as ajo e vdekjes së bashkëshortëve martirë, por dimë me siguri se qenë model i besnikërisë bashkëshortore. E dimë edhe se menjëherë pas paqes kostandiniane, për nder të tyre u ngrit një Kishë. Charl de Foucauld thoshte: “Duhet të bëjmë edhe sot, siç bënin dy njerëz të kohëve të lashta, duhet të mësojmë nga Akulia e Prishila, që flijuan jetën, për të mbrojtur sivëllezërit në fe”.







All the contents on this site are copyrighted ©.