2008-07-08 18:20:54

Këshilli Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve shpreh keqardhjen, pas votimit të Kishës anglikane në favor të shugurimit ipeshkvnor të grave.


(08.07.2008 RV)“Një shkëputje nga tradita apostolike, e ruajtur nga të gjitha kishat e mijëvjeçarit të parë dhe një pengesë e re për pajtimin ndërmjet Kishës katolike e Kishës së Anglisë”. Kështu e komenton Këshilli Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve lajmin, sipas të cilit Kisha e Anglisë, në Sinodin e saj të Jorkut, i hapi rrugën shugurimit ipeshkvnor të grave. Ky vendim – lexohet në një notë të dikasterit papnor – do të ketë pasoja për dialogun, i cili deri tani ka bërë hapa të suksesshme përpara, siç shpjegoi, më 5 qershor 2006, kardinali Kasper në fjalën që u drejtoi të gjithë ipeshkvijve të Kishës së Anglisë, me ftesën e kryeipeshkvit të Kanterbërit. Qëndrimi i Kishës katolike lidhur me këtë çështje – saktëson Këshilli Papnor – është shprehur qartë nga Pali VI e Gjon Pali II.







All the contents on this site are copyrighted ©.