2008-07-07 18:29:55

Në Bruksel, takimi i tretë i seminarit “Evropa e krishterë e Islami më Evropë”.


(07.07.2008 RV)Pak ditë më parë, në Bruksel, pranë selisë së Parlamentit evropian, u mbajt cikli i tretë i takimeve “Evropa e krishterë e Islami në Evropë”, organizuar nga Komisioni i episkopateve të Bashkimit evropian (COMECE), në bashkëpunim me Komisionin “Kisha e shoqëria”, Konferencën e Kishave evropiane (KEK), Fondacionin Konrad Adenauer dhe me shumë partnerë islamikë. Ndërmjet të tjerëve - sipas njoftimit të agjensisë SIR, foli edhe Sara Silvestri, pedagoge e universitetit të Kembrixhit, e cila theksoi se si Islami, ashtu edhe krishterimi, kanë të përbashkët kujdesin për mirëqenien e çdo njeriu, shenjtërinë e jetës dhe impenjimin e besimtarëve të tyre në sferën publike.
Metropoliti i Francës, përfaqësues i Patriarkanës ekumenike pranë Bashkimit Evropian, nënvizoi se sfidat ndërfetare janë pjesë përbërëse e shoqërisë, në gjirin e së cilës bashkëjetojnë shumë kultura dhe se mediat e paraqesin Islamin në mënyrë stereotipe e të pjesshme”.
Takimi i fundit i seminarit, me temë: ‘Marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Evropian me vendet që kanë shumicë myslimane dhe përgjegjësitë ndërkombëtare të bashkësive fetare”, do të mbahet më 11 shtator.







All the contents on this site are copyrighted ©.