2008-07-04 17:44:06

Jezuitët në Shqipëri: histori e gjatë dhe e lavdishme. Me ne Atë Lelo Lancili dhe Atë Mario Fabrikatore, S.J.


(04.07.2008 RV)E gjatë dhe e lavdishme – historia e jezuitëve dhe e misionit të tyre në Shqipëri, që u përqendrua kryesisht në dy fusha: apostullim e kulturë. Në këto dy fusha ata shkrinë pa kursim të gjitha energjitë e tyre shpirtërore, intelektuale, morale, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e popullit, që nga jezuitët e parë që shkelën në tokë shqiptare, të tre sicilanë: Zef Gugliata, Vinçenc Bazile e Salvator Bartoli. E ne urojmë që në gjurmët e tyre të ecë edhe i pari jezuit shqiptar i pasdiktaturës, diakoni Zef Bisha, që do të shugurohet nesër, në Katedralen ‘Nënë Tereza’.
Vështirë ta përmbledhësh një histori shekullore me pak fjalë, në kufijtë e një faqeje interneti. Përpiqen ta bëjnë këtë për ne, misionarët jezuitë, Atë Lelo Lancili e Atë Mario Fabrikatore, në mikrofonin e dom David Gjugjës:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.