2008-07-02 15:18:18

Dënimi i përdhunimit si "armë lufte" nga OKB-ja


(02.07.2008. RV)RealAudioMP3 “Një akt historik”, kështu Human Rights Watch e komenton dënimin e përdhunimit si armë të luftës nga ana e Këshilit të Sigurimit të OKB-së të. Të 15-tët kanë miratuar njëzëri rezolutën e cila, duke kërcënuar në mënyrë indirekte se do të sjell fajtorët para Gjyqit penal ndërkombëtar të Hagës, kërkon “ndalimin e plotë e të menjëhershëm të dhunës seksuale kundër civilëve”. Për këte rezoluta hyn në fuqi mënjëherë” . Po të dëgjojmë një koment mbi këtë vendim të OKB-së nga Karola Karacone, përgjegjëse e të drejtave njerëzore e shoqatës ‘Vullnetariati Ndërkombëtar për Zhvillimin’.
“Eshtë një akt shumë i rëndësishëm dhe në përkim me lëvizjen gjithnjë më të madhe kundër dhunës në përgjithësi, kishte një mangësi në drejtësisë ndërkombëtare në fushën e të drejtave njerëzore”.


Sipas jush, pse? Cka ka nodhur deri më tani?
“Deri më sot përdhunimi njihej si krim kundër njerëzimit nëse kryhej në mënyrë të rëndë e të plotë, prandaj gjykohej me kritere më të kufizuara”.


Pikërisht në përcaktimin e përdhunimit si ‘armë lufte’ e kemi edhe vlerën e këtij dënimi të ri apo jo ?
“Po, sepse është një realitet, më të vërtetë është njëra prej formave më të rënda të dhunës kundër grave që shkaktojnë pasoja e probleme jo vetëm mbi gratë por edhe mbi familjet e mbi fëmijët”.


Me këtë rezolutë të OKB-së kundër përdhunimit seksual si ‘armë lufte’, kemi kërcënimin që fajtorët do të sillen para Gjyqit Penal Ndërkombëtar të Hagës
“Eshtë pikërisht kjo rruga që shpresonim se do të ndërmirrej, fakti që i jipet Gjyqit Penal Ndërkombëtar të Hagës jurisdiksioni mbi këtë çështje, e mundëson gjykimin e drejtëpëdrejtë e të plotë, sepse Gjyqi që është penal ndërkombëtar është pikrëisht një Gjyq që jep vendime të ligjshme që janë detyrueshme edhe për Vendet që kanë ratifikuar këtë rezolutë”.


Sipas jush, ky dënim do të dëgjohen e respektohet nga ana e atyre palëve që janë të përfshira në konflikte të armatosura e do të ketë përgjegjësi ndaj përdhunimeve?
“Une mendoj se ky është sinjali parë. Natyrisht që duhet punuar për të ndërtuar kulturën e paqes e kulturën e respektimit të dinjitetit të çdo njeriu e të çdo gruaje. Drejtësia e vetme mund të bëj pak”.







All the contents on this site are copyrighted ©.