2008-07-01 18:37:45

Papa i nxit Fokolarinët t’i përballojnë sfidat e sotme me hov bujar apostolik.


(01.07.2008 RV)Filluan sot paradite, në Qendrën Mariapoli të Kastel Gandolfos, punimet e asamblesë së përgjithshme të Lëvizjes së Fokolarinëve, që do të zgjedhë kryetaren, e cila do të zërë vendin e Kiara Lubich, si dhe drejtuesit e tjerë.
Në një telegram, nënshkruar nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, Papa uron që kjo ngjajre e rëndësishme t’i nxisë Fokolarinët të japin dëshmi të reja ungjillore, duke ecur në gjurmët e karizmës të së paharrueshmes Kiara Lubich.







All the contents on this site are copyrighted ©.