2008-07-01 18:34:23

Nga 28 korriku deri më 11 gusht Ati i Shenjtë do të kalojë një periudhë pushimi në Bresanone.


(01.07.2008 RV)Nesër, më 3 korrik, menjëherë pas audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa do të niset nga Vatikani për në Kastel Gandolfo, ku do të qëndrojë deri më 12 korrik. Kështu, sipas traditës, lutjen e Engjëllit të Tënzot të të dielave 6 e 27 korrik, do ta kremtojë në oborrin e Pallatit Apostolik të Kastel Gandolfos.
Gjatë pushimeve verore – sipas një note të Prefekturës së Shtëpisë Papnore – do të ndërpriten të gjitha audiencat private e të posaçme, si dhe audiencat e përgjithshme të 9, 16, 23 e 30 korrikut.
Nga 12 deri më 21 korrik, Benedikti XVI do të jetë në Australi, për të kryesuar kremtimet e Ditës së 23-të Botërore të Rinisë, Sidnei 2008.
Më 28 korrik Benedikti XVI do të niset për një periudhë pushimesh në Bresanone, ku do të qëndrojë deri më 11 gusht. Sivjet Papa do të banojë në Shtëpinë e seminarit, në të cilën ka kaluar disa herë pushimet, kur ishte kardinal.Audiencat e përgjithme – përfundon nota – do të rifillojnë rregullisht që nga data 13 gusht e edhe lutja e Engjëllit të Tënzot në të dielat e solemnitetet e periudhës verore, do të kremtohet nga Pallati Apostolik i Kastel Gandolfos.







All the contents on this site are copyrighted ©.