2008-06-30 18:02:01

Revista “Paulus”, ndihmesë reflektimi shpirtëror e baritor për Vitin kushtuar Shën Palit.


(30.06.2008 RV)Dje, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, pas Meshës solemne, me praninë e Patrikut ortodoks ekumenik, Bartolomeut I, Benedikti XVI ia besoi ndërmjetësimit të Shën Palit ungjillëzimin, bashkimin e Kishës dhe bashkimin e gjithë të krishterëve. E janë pikërisht këto, temat që përbëjnë limfën shpirtërore e baritore të Vitit kushtuar Shën Palit, që sapo filloi. Për të kontribuar në reflektimin e besimtarëve, botohet revista “Paolus’, numri i parë i së cilës doli pikërisht në prag të hapjes së Vitit kushtuar Apostullit të Popujve.
“Paolus’ dëshiron të jetë një lloj aktualizmi i mesazhit të Shën Palit e, njëkohësisht, në përkim me porositë e Papës, edhe një studim më i thelluar, më i plotë, kushtuar figurës së Apostullit të madh dhe mesazhit të tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.