2008-06-30 17:58:02

Në gjurmët e Shën Palit – në Shqipëri u hap Viti kushtuar Ungjillëzuesit të trevave shqiptare.


(30.06.2008 RV)RealAudioMP3 “E kapërcyem së bashku ‘Portën paoline’
të kësaj bazilike zëmadhe të Shën Palit në rrugën Ostiense,
për t’i hapur udhën varganit të gjatë të shtegtarëve që,
këtu e në vise të tjera të botës, do të përkujtojnë
dymijëvjetorin e lindjes
së Apostullit të madh të Popujve, Palit të Tarsit”.
Janë fjalët e Benediktit XVI në kremtimin solemn për hapjen e vitit kushtuar Shën Palit.
E, duke ecur pas tij, nuk mund të mos kujtojmë pyetjen që bëri Benedikti XVI në homelinë e hapjes së Viti Paolin: ‘Kush ishte Shën Pali?’; e sidomos ‘Kush është Shën Pali?’, ç’dëshiron t’i thotë secilit nga ne ai, që vijon të na kujtojë: “Jetoj në fenë e Birit të Hyjit, që më deshi e dhuroi vetveten për mua”. (Gal 2, 20). Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjet gjithë Viti Paolin, që filloi kudo në botë. Kështu edhe në Shqipëri e pikërisht në Tiranë, të shtunën e kaluar u përurua Viti kushtuar dymijëvjetorit të ditëlindjes së Apostullit të Popujve në katedralen kushtuar Ungjillëzuesit të trevave të sotme shqiptare. Por, më hollësisht, të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit:..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.