2008-06-30 17:56:50

Kaloi një vit nga dita kur katolikët kinezë morën Letrën nga Papa.


(30.06.2008 RV)Letra u botua pikërisht më 30 qershor 2007 e, sipas agjensisë Fides të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, të gjithë e perceptojnë mesazhin e parë, që tregon se shumë gjëra kanë ndryshuar rrënjësisht, si brënda bashkësisë katolike, ashtu edhe në qëndrimin e qeverisë së Pekinit, të shoqërisë civile kineze e të asaj ndërkombëtare. Pas pohimit të qartë të Papës se Kisha në Kinë është një e se mosmarrëveshjet brënda saj ishin e janë fryt i presioneve nga jashtë, katolikët kinezë po e ndjejnë përsëri veten vëllezër. Kisha në Kinë është një, sepse shumica e ipeshkvijve janë në bashkim me Papën. Një e vetme, ndonëse struktura e saj ka akoma anomali. Nuk është arritur ende bashkimi i përkryer - nënvizon nota e Fides – por drejtimi i dhënë nga Benedikti XVI është i qartë, edhe në se bashkimi nuk do të realizohet së shpejti. Është tepër e gjatë – vijon Feoides – lista e hapave përpara që janë bërë, të cilat na sigurojnë se po ecet vërtetë drejt pajtimit e unitetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.