2008-06-30 18:02:14

DBR 2008: arrijnë në Sidnei Kryqi dhe Ikona e Zojës së Bekuar.


(30.06.2008 RV)Pasi arritën në Australi më 1 korrik 2007 e më pas shtegtuan 12 muaj rreth e përqark Kontienentit, simbolet e DBR-së, Kryqi e Ikona mariane, së bashku me ‘message stick’ të aborigjenëve, arritën sot në Sidnei, ku filluan shtegtimin prej 15 ditësh në rrethinat e qytetit të madh, që do të mikpresë DBR-në nga 15 deri më 20 korrik.
Kujtojmë se deri tani simbolet e Ditës së madhe rinore kanë vizituar 400 bashkësi e janë takuar me 400 mijë njerëz.







All the contents on this site are copyrighted ©.