2008-06-26 18:02:58

Viti kushtuar Shën Palit në Damask.


(26.06.2008 RV)Në përkim të plotë me kremtimet e Kishës katolike, hapja e Vitit kushtuar Shën Palit, në Damask, qytet i kthimit të Apostullit të Popujve – do të kremtohet nga të gjitha bashkësitë e krishtera: katolike, ortodokse e protestante e, në emër të tyre, shpallja zyrtare e kësaj ngjarjeje të madhe, do të bëhet pasditën e 28 qershorit nga patriku greko-ortodoks i Antiokisë, Fortlumturia e Tij Injaci IV. Në këtë çast patriku greko-melkit katolik i Antiokisë, Fortlumturia e tij Gregori III do të jetë në Romë, në Bazilikën papnore të Shën Palit jashtë Mureve, pranë Papës Benedikti XVI.Ndërmjet shumë veprimtarish, që do të organizohen gjatë gjithë Vitit kushtuar Shën Palit, po kujtojmë shtegtimin në këmbë, që do të organizohet të shtunën e ardhshme nga Kisha e Shën Gjergjit në Damask, drejt zonës së Kaukabit, ku Shën Pali pati vegimin e mirënjohur, që e bëri të kthehej nga persekutor, në predikatar të Krishtit nëpër shtigjet e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.