2008-06-26 18:03:18

Gazeta vatikanase ‘L’Osservatote Romano’ botohet në gjuhën Malaiam


(26.06.2008 RV)“Botimi i numrit të parë të gazetës vatikanase ‘L’Osservatore Romano’ në gjuhën malaiam, është një ngjarje me domethënie të posaçme për jetën e Kishës në Indi”. Me këto fjalë e përshëndeti Papa Benedikti XVI botimin e ri nga gjuha angleze, në gjuhën malaiam, të së përditshmes vatikanase, që do të dalë më 3 korrikun e ardhshëm në shtetin e Keralasë. Ati i Shenjtë nënvizon, më pas, se gazeta do t’i njohë me veprimtarinë e Selisë së Shenjtë më se gjashtë milionë katolikët e këtij shteti, duke fuqizuar lidhjet e fesë e bashkimin kishtar të bashkësisë katolike vendase me Selinë e Shën Pjetrit. Në përfundim Papa uron që ky përkthim i ri të bëhet burim i çmuar për pasurimin shpirtëror me mësimet e fesë dhe mjet i domosdoshme ndihmës për vijimin e veprimtarisë së ungjillëzimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.