2008-06-26 18:04:06

Dita ndërkombëtare kundër përdorimit dhe trafikut të drogës: 200 milionë konsumatorë në botë.


(26.06.2008 RV)“Mbetet ende shumë për të bërë, për të kufizuar dëmet që sjell përdorimi i drogës”- bën autokritikë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun në mesazhin e sotëm për Ditën ndërkombëtare kundër shpërdorimit dhe trafikut të paligjshëm të drogës. Rruga që duhet ndjekur – kujton Ban Ki-mun - është ajo e përgjegjësisë së përbashkët, në të cilën të gjithë jemi të thirrur të luajmë rolin tonë.Sot në botë më se 200 milionë njerëz përdorin drogën. Kanabis, marihuanë, hashash, anfetaminë, stimulantë, heroinë, kokainë, aluçinogjenë, opium, sedativë hipnotikë: lista e këtyre helmeve të shpirtit vijon të bëhet gjithnjë më e gjatë. Droga është problem, që u përket të gjithëve, edhe atyre që nuk drogohen – na kujton sot OKB-ja. E kjo, sepse përdorimi i helmit të bardhë shkatërron njerëzit, ndërsa tregtimi i drogës ushqen kriminalitetin, që destabilizon shoqërinë, të gjitha shoqëritë, edhe atë shqiptare, ku tashmë droga është bërë një nga fenomenet më shqetësuese, sidomos në botën e të rinjve.








All the contents on this site are copyrighted ©.