2008-06-24 16:33:30

“Benedikti XVI në Gjenovë e në Savonë”. Është titulli i librit, që u paraqit mbrëmë nga kardinali kryeipeshkëv, Angjelo Banjasko.


(24.06.2008 RV)Teksti u botua nga e përjavshmja katolike “Qytetari”, nën kujdesin e dy dioqezave të vizituara nga Papa.Në qendër të vëmendjes, shprehja aq e dashur, që karakterizon papninë e Benediktit XVI e që përbën edhe titullin e Enciklikës së tij të parë:
“Hyji është dashuri; Dashuri Ati – Dashuri Biri – Dashuri Shpirti Shenjt”. Prandaj Papa i nxit besimtarët ta kundrojnë Zotin, duke i ftuar të ngjiten simbolikisht ‘mbi mal’, siç pati bërë Moisiu.
Kjo – shpjegon Ati i Shenjtë - në vështrimin e parë, duket sikur na largon nga bota e nga problemet e saj, por në të vërtetë, pikërisht duke e njohur nga afër Hyjin, jemi në gjendje ta njohim më mirë edhe vetë jetën. E kjo, sepse nga emri i Hyjit varet historia jonë, nga drita e fytyrës së Tij, rruga jonë.
Këto e reflektime e të tjera, që kanë vlerë për jetën shpirtërore të të gjithë besimtarëve, lexohen në librin e ri “Benedikti XVI në Gjenovë e në Savonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.