2008-06-24 16:31:19

Papa emëron kardinajtë Levada, Gracias e Shrerer, kryetarë delegatë në Sinodin e Ipeshkvijve, kushtuar Bibles.


(24.06.2008 RV)Benedikti XVI emëroi kryetarët delegatë për asamblenë e dymbëdhjetë të përgjithshme të zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, që do të mbahet në Vatikan më 5 deri më 26 tetorin e ardhshëm. Janë kardinajtë Jozef Levada, prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë; Osvald Gracias, kryeipeshkëv i Bombeit dhe Odilo Pedro e Shrerer, kryeipeshkëv i San Paolos në Brazil.
Në Sinod do të shkëmbehen mendime rreth temës: “Fjala e Hyjit në jetën e në misionin e Kishës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.