2008-06-23 17:43:19

Papa:kërkesë nga mbarë bota për librin mbi Etërit e Kishës


(23.6.2008 RV)Libraria e Vatikanit vazhdon botimin me seri të përmbledhjes së pjesëve të katekizmit të Papës Benediktit XVI mbajtur gjatë audiencave të përgjithshme të të mërkurrave. Posa ka dalur nga botimi vepra Etërit e Kishës. Nga Klementi Romak deri tek Shën Agostino” (238 faqe) ku Papa Racinger ofron një galeri të 26-të afreskeve, secila kushtuar një autori të zanafillës së krishterë. Vepra ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm në botën e shtypit: 22 shtëpi botuese të 11 Vendeve kanë kërkuar nga Vatikani përkthimin dhe botimin e kësaj vepre të Atit të Shenjtë Benediktit XVI kushtuar Etërve kishtar të shekujve të parë.
Përmes fjalëve të Papës, “Etërit kishtar – kujton një shënim i Shtëpisë Botuese të Vatikanit –na dorëzojnë sot, neve, të krishtërve të mijëvjeçarit të tretë, Ungjillin e shpëtimit, që ka formuar e ushqyer zemrat dhe jetën e tyre, sepse feja, shpresa e dashuria mund të ngadhënjejnë mbi çdo kundërshti të botës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.