2008-06-23 17:57:43

Me kremtimin e Eukaristisë në katedralen e Minskut, përfundoi vizita e kardinalit Bertone në Bjellorusi


(23.06.2008 RV)Përfundoi dje pasdite vizita e kardinalit Tarçizio Bertone në Bjellorusi. Sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij u përshëndet dje me Kishën bjelloruse, duke kryesuar Meshën Shenjte në katedralen e Minskut. Pasdite, gjithnjë në Minsk, kardinali Bertone u takua me të rinjtë bjellorusë, menjëherë pasi bekoi gurin e parë të Kishës kushtuar Shën Gjon Pagëzuesit. Mbrëmë u kthye në Romë, duke përfunduar me sukses të plotë vizitën pesëditore në vendin ish-sovjetik.







All the contents on this site are copyrighted ©.