Dje në Liban u shpall i Lum Abuna Jakub, dëshmitar i dashurisë së krishterë në botën
arabe.
(23.06.2008 RV)Dje, në Liban, u shpall i Lum rregulltari kapuçin libanez, Abuna
Jakub Jak Gazir Hadad, themelues i Kongregatës së Motrave Françeskane të Kryqit të
Libanit, vdekur në vitin 1954, në moshën 79 vjeçare. Kremtimin në Sheshin e Martirëve
të kryeqytetit libanez, e kryesoi, në emër të Papës, kardinali Zhozè Saraiva Martins,
prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. Kujtojmë se të enjten e kaluar,
duke u takuar me pjesëmarrësit në asamblenë e ROAKO-s, Benedikti XVI nënvizoi se i
Lumi i ri e kaloi gjithë jetën pranë të varfërve e të sëmurëve dhe e dëshmoi thellësisht
dashurinë ungjillore në botën arabe, ndërmjet një popullsie të përbërë prej katolikësh,
drusësh e myslimanësh e në rrethana jashtëzakonisht të shqeta, duke vënë në jetë fuqimisht
ekumenizmin.