2008-06-21 16:14:43

Shenjtorët e javës së ardhshme


(22.6.2008 RV)RealAudioMP3 Sot më 22 qershor, Kisha katolike kremtoi të dielën e 12-të gjatë vitit kishtar, e po sot kalendari liturgjik përkujtoi edhe Shën Gjonin Fisher, ipeshkëv të Roçesterit dhe Shën Tomas More, martirë anglezë;
Nesër e hënë, më 23 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Zakarinë dhe Elizabeten, prindërin e Shën Gjon Pagëzuesit;
Të martën e ardhshme më 24 qershor, sipas kalendarit liturgjik, Kisha përkujton festën e Lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit, pararendësit të Jezu Krishtit dhe Shën Gjonin e Festin, martirë;
Të mërkurën e ardhshme më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Gulielmin, abat e themelues të murgjëve të Montevergjine dhe Shën Galikanin, ipeshkëv të Emburnit;
Të enjten më 26 qershor, kalendari liturgjik i Kishën përkujton Shën Gjonin e Palin, martirë të Romës dhe Shën Hozemarìa Eskrivà de Balaguer, meshtar e themelues të Opus Dei;
Të premten më 27 qershor, kisha do të përkujtoi Shën Cirilin e Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor të Kishës;
Të shtunën e ardhshme më 28 qershor, kalendari liturgjik përkujton Shën Ireneun, ipeshkëv të Lionit e martir.
Të dielën e ardhshme më 29 qershor, bie festa e Shën Pjetri e Palit Apostuj, pajtor qiellor të qytetit të Amshuar, Romës.
Kujtojmë se trupi i Shën Pjetrit Apostull, pushon në bazilikën e Vatikanin, ndërsa trupi i Shën Palit Apostull në Bazilikën kushtuar atij në rrugën romake Ostiense.
E sikur ju kemi njoftuar, dëgjues të nderuar, këtë javë e pikërisht më 28 qershor, pikërisht pranë Bazilikës së Shën Palit Apostull jashta mureve të Romës, do të kremtohen lutjet e mbrëmësores së festës së Shën Pjetrit e Palit Apostuj nga Papa Benedikti XVI, e kështu do të hapet zyrtarisht Viti kushtuar Shën Palit Apostull, shpallur një vit më parë nga Ati i Shenjtë Jozef Racinger.







All the contents on this site are copyrighted ©.