2008-06-21 16:10:15

Lind në Romë revista e parë kushtuar Shën Palit


(22.06.2008 RV)Do të paraqitet në Romë, më 23 qershor, pranë librarisë së Shën Palit, “Paulus”, revista e parë mujore, që do t’i kushtohet krejtësisht Apostullit të Popujve. Edhe kjo iniciativë zhvillohet në kuadrin e dymijë vjetorit të lindjes së shenjtit. “Shën Pali është një figurë kyç e kulturës botërore e megjithatë edhe asambletë liturgjike, të ftuara t’ia dëgjojnë zërin çdo të dielë, kanë me të marrëdhënie sporadike e nganjëherë të vështirë” – shkruhet në notën e raportuar nga agjensia katolike Sir. Çdo numër i revistës do të ketë një dosje për të paraqitur kontekstin historik e shoqëror në të cilin janë shkruar Letrat e Shën Palit e do të përshkruajë vendet nga ka kaluar Apostulli, që mund të vizitohen edhe sot. Gjithashtu do të ketë intervista me personalitete të botës ekumenike e ndërfetare. Sëbashku me revistën do të lindë edhe faqja e internetit www.paulusweb.net.








All the contents on this site are copyrighted ©.