Roli i Mesharit të Buzukut në përkthimet e librave liturgjike në gjuhën shqipe
(20.6.2008 RV)Meshari di dom Gjon
Buzukut i vitit 1555 është një “komes në gjuhën shqipe shkruar ndërmjet Reformes e
Kundëreformes” kishtare. Një vështrim nga pikëpamja liturgjike dhe historike e prof.
Zef Kiaramonte, studiues arbëresh nga Palermo, i cili foli mbi veprën më të vjetër
të gjuhës shqipe në Kishën e bukur arbëreshe të Martoranes në Palermo, në kuadrin
e një cikli konferencash organizuar nga Deleacioni Sicilian i Qendrës Ndërkombëtare
të Studimeve mbi Mitin. Sot në pjesën e dytë e të fundit të intervistës me
prof. Zef Kiaramonte do të dëgjojmë se cfarë roli luajti Meshari Buzukut
në përkthimin e librave liturgjike në gjuhën shqipe dhe arsyet për çka doli nga përdorimi
i të kremteve liturgjike kishtare…