2008-06-20 20:30:45

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 12-të gjatë vitit kishtar ‘A’


(21.6.2008 RV)Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 12-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Dëgjues të nderuar, Liturgjia e kësaj së diele na fton ta dëshmojmë Zotin në jetën tonë të përditshme, me vepra e fjalë, pa frikë e pa druajtur askënd. Pra Fjala e Zotit na fton të kemi besim në mbrojtjen e Hyjit, edhe atëherë kur gjendemi në mesin e vështirësive e të përndjekjeve, për shkak të Ungjillit e të rrëfimit të fesë në Krishtin. Misioni i kumtimit të shpëtimit, misioni i predikimit të Ungjillit, që Zoti na beson ta predikojmë e dëshmojmë kudo, është tejet i bukur dhe plotë entuziazëm, e në të njëjtën kohë nuk shpëton nga kërcënimet, pengesat e persekutimet. Prandaj ky mision i kumtimit të Lajmit të Mirë – Ungjillit, kërkon të kemi guxim e të çojmëj deri në fund duke përhapur Fjalën Jetëdhënëse të Hyjit çdo njeriu, me besim të plotë në mbështetjen dhe ndihmën e Zotit. Thirrjen ungjillore të mos kemi frikë, liturgjia e kësaj së diele e shoqëron me dëshmin finale të Jeremisë profet dhe reflektimin mbi “dhuratën e hirit” që na ofron shën Pali. E tani këtu mund të dëgjoni programit kushtuar Liturgjisë së Fjalës së Zotit të dielës së 12-të gjatë vitit kishtar…..RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.